Milani nuk ndalet në merkato, pranë transferimit të një tjetër sulmuesi

Milan ka qenë një ndër skuadrat më aktive në merkaton e verës. Megjithatë, paratë e arkëtuara nga largimi i Tonalit, u vendosën shpejt në qarkullim nga drejtuesit kuqezinj dhe organikës së trajnerit Stefano Pioli iu bashkuan emra si Pulisic, Loftus-Cheek, Reijnders, Okafor, Chukwueze, Pellegrino, Musah, Sportiello apo edhe Romero.

Gjithsesi te Milan kanë rezervuar edhe një tjetër goditje në orët e fundit të merkatos. Bëhet fjalë për sulmuesin e Portos, Mehdi Taremi. Iraniani u përfol edhe për një kalim te Inter, por tashmë duket i qartë në zgjedhjen e tij dhe kërkon vetëm të bashkohet me kuqezinjtë.

Së fundmi, përfaqësuesit e Taremit do të takohen me drejtuesit e Portos dhe do të heqin dorë nga 15% e kartonit që zotërohej nga vetë lojtari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?