Milani rigjen fitoren pas 7 ndeshjesh, mund me një gol të Giroud Torinon (VIDEO)
Milani më në fund rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A pas tri humbjeve radhazi. Skuadra e Piolit fitoi 1-0 ndaj Torinos, një ndeshje ku hasën jo pak vështirësi.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në pjesën e dytë të sfidës. Në minutën e 62-të, Theo Hernandez jep një krosim perfekt në zonë, atje ku Giroud kërcen mjaft mirë dhe e dërgon topi në cepin e portës.
Theo disa minuta më vonë humbi mundësinë për të dyfishuar shifrat, ndërkohë që Torino thuajse nuk rrezikoi në asnjë rast portën e kuqezinjve. Milani momentalisht merr vendin e tretë me 41 pikë, ndërkohë që Torino mbetet e 7-ta me 30 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

