FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miranda tregohet modest: Unë jam mbrojtësi më i mirë në Seria A!

“Unë jam një futbollist i kompletuar, teknik dhe i shpejt. Jam i sinqertë: për shkak të eksperiencës mendoj se jam mbrojtësi më i mirë në Seria A”. Mbrojtësi i Interit, Miranda në këtë mënyrë tregohet “modest”. Ish-lojtari i Atletiko Madrid në një intervistë për “Inter Tv” ka folur edhe për raportet me trajnerin si dhe ndeshjen e radhës ndaj Juventusit.

“Spaleti është një trajner i zoti, më pëlqen që gjithmonë ka dëshirë për të fituar, ashtu si unë, dhe për këtë gjë ndihem mirë këtu. Flasim shpesh për aspektet teknike me anë të videove gjatë stërvitjeve. Ndeshja më e rëndësishme është ajo e radhës. Nuk mendoj për të kaluarën, por vetëm për duelin me Juven. Më ka pëlqyer që fituar derbin me Milanin 3-2, në atë ndeshje isha shumë i kënaqur”, është shprehur Miranda. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?