Misioni i Juves në Angli, Nedved takim sekret me agjentin e yllit të Junajtid (FOTO)
Juventus ka udhëtuar për në Britaninë e Madhe me synimi të qarta. Nëse skuadra prej ditës së djeshme ndodhet në Londër për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Totenhemit, një nga drejtuesi e klubit bardhezi, çeku Pavel Nedved ka udhëtuar për në Mançester. Arsyeja? Ai ka nisur bisedimet me menaxherin e lojtarit francez Antoni Marsial, për ta sjellë në Torino sezonin e ardhshëm.
Francezi nuk po kalon një sezon aspak të mira, pasi nuk ka hapësira në ekipin e Murinjos. “Premium Sport” konfirmon se bardhezinjtë janë gati të investojnë për ta marrë lojtarin 22-vjeçar, kontrata e të cilit me “djajtë e kuq” skadon në verën e 2019-ës. Problem është disi shuma e lartë që kërkojnë drejtuesit e Junajtid: 70 milionë euro.


KOHA JONË SONDAZH

