FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Modric nis stërvitjen me Realin për sezonin e ri, në pritje të takimit me Perez

Luka Modric ka mbërritur në Valdebebas, në qendrën stërvitore të Rea Madrid për të nisur përgatitjet për sezonin e ri. Kjo është dita e parë e punës pas pushimeve post-Botërorit. Për të janë drejtuar sytë nga Italia, teksa Interi është në pritje të takimit të mesfushorit kroat me presidentin Perez.

Mesfushori kërkon që të nisë një eksperiencë të re, por trajneri Lopetegui e ka në planet e tij edhe për të ardhmen, ndaj mbetet të shihet se si do të shkojë takimi me presidentin.

Interi është gati për ta huazuar për 15 milionë euro, dhe më pas ta blejë për 25 milionë euro, duke i ofruar një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 10 milionë euro në sezon. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?