Moggi bën parashkimin: Ja sa pikë rrezikon dënim Juventusi
Luciano Moggi rikthehet për të folur për Juventusin dhe bën një parashikim për penalitetin e mundshëm që mund të pësojnë bardhezinjtë nëse do të dënohen për shkelje të bilanceve.
“Juve rrezikon më së shumti një ose dy pikë dënim, por historia e rënies nga kategoria është një shaka! Agnelli? Familja është e veçantë dhe shkon në luftë. Kur u largova, avokati i Juves negocioi që B duke na fajësuar ne” , tha ai për Radio Kiss Kiss.
Mogggi dha një koment dhe për humbjen 5-1 të bardhezinjve ndaj Napolit: “Pas të premtes i dërgova një mesazh De Laurentiis duke e uruar për fitoren, por mbi të gjitha për mënyrën se si ai e menaxhon klubin e tij”. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

