FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Moggi ‘djeg’ Canin: Na duhet sulmues tjetër, kam respekt për të, por…

Drejtuesit e Partizanit zhvilluan paraditen e sotme një mbledhje, ku analizuan situatë në të cilën ndodhet klubi i kuq. Italiani nuk i ka kursyer pakënaqësitë ndaj sulmuesit Edgar Çani, i cili u afrua me shumë bujë te “Demat e Kuq”. Ja fjalët e Moggi:

“Na vjen keq që nuk fituam dot, por mendoj se kemi një problem në sulm! Për fat të keq gjuajtëm vetëm një herë në portë dhe kur nuk ke një sulmues që finalizon punën e skuadrës atëherë bëhet më e vështirë! Do të shohim nëse Cani do të rikuperohet në kohë apo jo, por në të kundërt duhet të shohim për një sulmues tjetër!

Kam respekt për Canin, por edhe respekti ka një kufi zgjat aq sa mund të zgjasë! Tani mendoj se duhet të flasim edhe në aspektin profesional dhe këtu ndryshon biseda me Canin! Do shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen sepse edhe kështu nuk shkon…”, tha Moxhi për “Panorama Sport” pas mbledhjes!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?