Momente paniku te Çelsi, mesfushori i njohur humb ndjenjat në stërvitje

Mesfushori N’Golo Kante ka përjetuar momenti ankthi të premten e kaluar, teksa ka humbur ndjenjat gjatë seancës stërvitore përpara ndeshjes me Mançester Sitin.

Gazeta britanike ‘The Telegraph’ ka zbuluar ngjarjen nga burime brena klubit londinez. Francezi është përplasur pa ndjenja në tokë në Kobham duke krijuar panik te shokët e skuadrës.

Mjeku i skuadrës ka mbërritur në pak sekonda dhe ka marrë në kontroll gjendjen e futbollistit. Fillimisht u dyshua për një problem kardiak, por kontrollet e specializuara kanë konfirmuar shëndet të mirë të futbollistit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori energjik ka udhëtuar me skuadrën për ndeshjen e radhës kundër Mançester Siti, por mëngjesin e ndeshjes nuk është ndjerë mirë dhe stafi mjekësor për të evituar ndonjë rrezik te mundshëm e ka lënë pushim. Atë pasdite u lajmërua dhe lajmi i kobshëm për vdekjen e parakohshme te Davide Astori.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?