Momenti epik, Bonuccin e ngatërrojnë me tifozët pas ndeshjes! (VIDEO)
Leonardo Bonucci i është gëzuar së tepërmi kualifikimit për në finale, pas suksesit me penallti 4-2 ndaj Spanjës. Mbrojtësi i Juventusit pati punë jo vetëm me sulmuesit spanjollë, por edhe me punonjësit e sigurisë së stadiumit.
Një prej tyre e ngatërroi futbollistin italian me një tifoz. Situata e çuditshme ndodhi kur Bonucci po festonte nga afër me tifozët në Wembley.
Kur bëri të kthehej sërish te shokët e skuadrës, një punonjëse sigurie e ndaloi dhe i kërkoi të kthehej te vendi i tij në shkallët e stadiumit, duke menduar se juventini ishte një tifoz që u fut në fushë. Habia në fytyrën e Bonuccit u duk qartë.
KOHA JONË SONDAZH

