Montella “kërcënon” Messin: Je jashtëtokësor, por do të zbres në tokë!

Vincenzo Montella ka paralajmëruar finale të zjarrt ndaj Barcelonës në finalen e Copa del Reyt. Trajneri italian ka thënë se skuadra e tij ka treguar se di të luaj ndaj skuadrave të mëdha, duke aluduar në eliminimin që i ka bërë Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve.

Montella ka treguar respekt të madh për Messin në deklaratë, por në të njëjtën kohë i ka bërë edhe një kërcënim.

“Jemi gati për një finale të zjarrt në një terren neutral. Barcelona jo më kot është në vendin e parë, por edhe ne kemi treguar sivjet se dimë të luajm në ndeshjet me skuadrat e mëdha. Kërcënimi më i madh për ne sigurisht që është Messi. Unë mendoj se ai është një jashtëtokësor, por nesër do të zbret në tokë nga ne. Kur Messi lejohet të marrë topa, është e pamundur ta ndalësh, por duhet ta pengojmë që të ketë topa” ka thënë Montella.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?