Morata drejt rikthimit te Juvja, zbardhet plani i bardhezinjve
Juventusi po mendon rikthimin e Alvaro Moratës. Sulmuesi spanjoll kërkon që të largohet nga Londra dhe të shkojë sërish në Torino. Alvaro ka luajtur më parë te “Zonja e Vjetër” nga 2014-2016, duke shënuar 27 gola në 93 ndeshje në total, dhe më pas u rikthye në Madrid. Bardhezinjtë duket se e kanë gjetur dhe mënyrën për të bindur numrin një të Bluve të Londrës, Roman Abramovich.
Kampionët e Italisë kanë ndërmend të përdorin të njëjtin argument siç bënë në rastin e Kuadrados. Bepe Marota do të kërkojë ta marrë sulmuesin spanjoll në formë huazimi për tre vite dhe me detyrim blerje në shumën e 60 milionë eurove, pra pagesa do të kryhet në 36 muaj.
Arritja e akordit do të bënte që sulmi i Juventusit të rritej shumë në aspektin cilësor duke formuar një treshe të frikshme me Higuain dhe Dibalën. Por, situata nuk duket edhe aq komode për klubin italian, pasi Atletico Madridit po përgatitet të gjejë pasuesin e Griezman i cili do të largohet nga Los Colchoneros në fund të sezonit.
Ekipi i Simeones ka si prioritet Edinson Kavanin, por ndjek dhe Moratën. Gjithsesi Juventusi duket më i favorizuar kjo edhe për faktin sulmuesi spanjoll shpesh e ka shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer në Torino, e ndikuar edhe nga bashkëshortja e tij.
KOHA JONË SONDAZH

