Mourinho dënohet me 12 muaj burg për evazion fiskal
As Jose Mourinho nuk i shpëton evazionit fiskal. Autoritetet spanjolle kanë dënuar portugezin me 12 muaj burg dhe pagesën e një gjobe prej 2.2 milionë eurosh.
Portugezi nuk do të kalojë asnjë ditë në qeli, duke parë se dënimi i tij është nën dy vite. Ish-trajneri i Manchester United nuk ka deklaruar të ardhurat e fituara nga shitja e të drejtave të imazhit gjatë kohës së kaluar në drejtim të Real Madrid.
Ai ka arritur një marrëveshje me autoritetet spanjolle vitin e kaluar, e cila është ratifikuar ditën e sotme.
KOHA JONË SONDAZH

