FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mourinho drejt shkarkimit nga United, Zidane gati t’i zërë vendin

Situata e vështirë e “Special One” gjatë fazës përgatitore ka tronditur lojtarët dhe stafin e klubit, edhe pse portugezi ka edhe dy vite të mbetura në kontratën aktuale me “djajtë e kuq”. Sipas burimeve nga “Old Trafford”, thirrja e parë që mund të bëjë United për zëvendësuesin e tij në pankinë është ajo ndaj Zidane.

Legjenda e Francës, sot 46 vjeç, nuk do t’i kushtonte asnjë cent klubit, kjo pasi ai u largua nga Reali i Madridit pas fitores së trofeut të tretë në Champions League me gjigantët spanjollë. Por, Zizou është i vetmi profil i lartë i lirë në rolin e trajnerit, pikërisht siç ishte Mourinho gjatë sezonit të fundit të Louis van Gaal me United.

Mourinho ka rritur tensionet brenda klubit, kur zbuloi se asnjë prej 5 objektivave të kërkuar prej tij në merkato nuk ka ardhur për të përforcuar ekipin. Për Zidane është përfolur edhe për një akord me Juventusin për një rol drejtuesi në muajin tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?