Mourinho: Futbollisti më i shtrenjtë në botë duhet të jetë Mbappe

Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka deklaruar së fundmi se ai që meriton të jetë futbollisti më i paguar në botë, është francezi Kylian Mbappe. Në argumentimin e tij, portugezi shtoi se mosha dhe aftësitë e sulmuesit të PSG-së, i japin përparësi kur vjen puna për ta krahasuar Ronaldon, Messin apo Neymar.

“Për një lojtar si Mbappe, kur flasim për të ardhmen, nuk duhet të pyesësh se çfarë do të bëhet pas pesë apo dhjetë vjetëve, por duhet të përqendrohemi në të tashmen. Ai është absolutisht i pabesueshëm”, tha ish-trajneri i Manchester Unitedit.

Deri tani, Mbappe ka fituar Kupën e Botës me Përfaqësuesen e Francës, dy herë kampionatin francez dhe ka shënuar 55 gola në të gjitha garat. Kujtojmë se Mourinho aktualisht po angazhohet si analist sportiv, pas largimit të tij nga klubi anglez i United, për shkak të rezultateve të dobëta në “Premier League”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?