Mourinho i inatosur me tifozët e United, nuk i mbështesin Romelu Lukakun

Jose Mourinho në përfundim të ndeshjes me Tottenham në kanalin zyrtar të klubit ka shprehur pakënaqësinë ndaj tifozëve të Manchester United. Arsyeja? Tekniku portugez mendon se tifozët e “djajve të kuq” nuk po e mbështesin sa duhet sulmuesin Lukaku që në merkaton e verës e bleu për 85 mln euro nga Everton-i. Mourinho tregon se kjo është e pakuptimtë përsa kohë belgu ka shënuar 11 gola që nga ardha e tij në “Old Traford”.

“Ndonjëherë Antoni e nis ndeshjen si titullar dhe kontributi i tij është pozitiv. Ndoshta ai nuk shënon sa herë vjen nga stoli, por po luan mirë, ashtu si Rashfordi dhe Lukaku. Unë me të vërtetë nuk i kuptoj disa reagime, përse? A janë ata ‘djaj të kuq’? Ndonjëherë nuk i kuptoj, sepse sulmuesit tanë punojnë shumë mirë.

Ndaj Totenhemit kishim dy sulmues që luanin kundër tre qendërmbrojtësve të nivelit botëror, më të mirët që kemi në Europë dhe ata duhet të ndihmonin edhe mbrojtjen dhe t’u ushtronin presing mbrojtësve të Spërsave që dilnin me topin, sepse ata dinë ta bëjnë atë shumë mirë, pasi luajnë me tre veta në mbrojtje.

Sulmuesit na dhanë zgjidhje për të t’i shpëtuar presingut dhe fituar topa të parë, të dytë dhe puna e tyre ishte fantastike. Pastaj Marsial shënoi me një goditje të keqe (qesh), sepse ndonjëherë goditjet e këqija mund të jenë shumë të bukura.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?