Mourinho: Arritje e madhe për Kroacinë, Anglia s’duhet të mërzitet

Jose Mourinho ka bërë analizën e radhë snë Kupën e Botës për RT Russia, duke komentuar paraqitjen në duelin Angli-Kroaci. Portugezi e pranoi se nuk e besonte se mund të kalonin ballkanasit në finale.

“Mendoj se është një arritja e madhe për Kroacinë, një vend që nuk ka një kampionat shumë të fortë. Është e pabesueshme që kanë arritur në finale.

Ata kanë arsye për të qarë, edhe pse duhet të jenë optimistë. Kanë një ekip të ri, janë rritur shumë. Ndoshta, Young dhe Vardy nuk do të luajnë në Katar 2022, por të tjerët po. Duhet të kthehen në shtëpi me kokën lart”, ka thënë “Special One”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?