Mourinho paralajmëron: Do të jetë një sezon i vështirë për United nëse …
Jose Mourinho ka paralajmëruar se Manchester United do të përballet me një “sezon të vështirë” në qoftë se ata nuk forcojnë skuadrën e tyre para mbylljes së merkatos, gjatë ditës së enjte. “Djajtë e Kuq” kanë zhgënjyer në tregun e transferimeve gjatë kësaj vere duke sjellë që strategu portugez të ketë edhe përplasje me zëvendëskryetarin ekzekutiv Ed Woodward. Tre blerjet e këtij sezoni kanë qenë braziliani Fred, Diogo Dalot dhe Lee Grant duke mërzitur së tepërmi Mourinhon.
“Sezoni që po nis, ka për të qenë i vështirë për United. Nëse nuk ndërhyjmë urgjentisht në merkato, nëse nuk marrim masat, do të vuajmë shumë. Unë ua kam bërë të qartë drejtuesve të klubit se për çfarë kemi nevojë dhe pres në këto ditë të mbetura të merkatos që diçka të ndryshojë.
Rivalët tanë janë përforcuar dhe kanë ekipe fantastike, ndërsa ne kemi mbetur në vendnumëro. Ndaj e shoh këtë sezon të vështirë, ndërkohë që na kanë munguar mjaft titullarë për shkak të Botërorit. Vështirë të bëj një parashikim për sezonin e ri. Nuk e di”, deklaroi portugezi.
KOHA JONË SONDAZH

