Mourinho zbulon arsyen e largimit të Martialit

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka treguar se Anthony Martial e ka lënë turneun e parasezonit të Manchester Unitedit për të qenë i pranishëm në lindjen e fëmijës së tij të dytë në Paris.

Emri i 22-vjeçarit francez është përfolur për një largim të mundshëm nga klubi anglez gjatë kësaj vere. Agjenti i tij ka deklaruar se Martiali dëshiron të largohet nga klubi për shkak të marrëdhënieve jo të mira me trajnerin e klubit, Jose Mourinhon.

“E mora vesh se Martiali po largohej për në Paris kur më tregoi ai. Ishte para dy apo tri ditëve. Kur është për arsye personale, të gjithë e analizojnë në mënyrën që mendojnë se është korrekte”, ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur një burrë bëhet baba, në këtë rast është hera e dytë që ai do të jetë baba, dhe ai vendos se është e rëndësishme që ai të jetë aty, atëherë askush nuk ka të drejtë ta ndalojë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?