Mourinjo bën gati ofertën për të rrëmbyer Mertens nga Napoli
E ardhmja e Dris Mertens mund të jetë e lidhur me Jose Murinjon. Mediat angleze shkruajnë se skuadra e Mançester Junajtid është gati të paguajë klauzolën 28 milionë euro për sulmuesin belg të Napolit.
30-vjeçari është shndërruar në një lojtarë kyç në sezonet e fundit në “San Paolo” por vështirë se do të refuzonte të luante në “Old Trafford”, ndërkohë që shifra e lirimit të tij nga Napoli, nuk duket të jetë problem për Jose Mourinjon.
Në këtë mënyrë ai do të mund të luajë dhe me shokun e kombëtares te Belgjika, Romelu Lukaku, i cili mund të ndikojë në vendimin e sulmuesit shtatshkurtër për tu transferuar në Angli. Mertens nën drejtimin e Maurizio Sarrit te Napoli që nga viti 2016, ka arritur të shënojë 45 gola në Serie A, duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë ekipeve europiane.
KOHA JONË SONDAZH

