Moviola/ Mungojnë tre penallti për Bajernin në sfidën e parë me Realin (VIDEO)

Bajerni i Mynihut humbi 2-1 kundër Realit në duelin e parë, por skuadra gjermane u penalizua sërish nga arbitri Kuipers. Sipas ish-gjyqtarit të njohur italian,Graziano Cesari, në minutën e 46-të të pjesës së parë (1-1), Karvahal i ka prishur ekuilibrin Levandovskit.

“Fillimisht mbrojtësi e shtyn dhe më pas e mban për fanellë me të dyja duart, duke i prishur ekuilibrin. Nëse penalltia e Benatia ndaj Lukas Vazkez ishte  e dyshimtë sipas UEFA-s, për këtë nuk ka asnjë dyshim: ishte penallti e qartë”, ka thënë ish-arbitri i njohur.

Në studion e Mediaset ndërkohë nuk është komentuar episodi i minutës së parë, kur mungon një tjetër penallti pas një shtytje të Levandovskit në zonë nga dy mbrojtësit e Realit. Në një tjetër episod Marselo ka prekur topin me dorë brenda zonës, duke krijuar një tjetër episod shumë të kontestueshëm. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?