FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mposhti me knock-out teknik kundërshtarin, Vrenozi: Vështirësitë e kaluara, forcë për mua

Ka përfunduar me fitoren e boksierit shqiptar Xhuljo Vrenozi sfida e boksit profesionist zhvilluar mbrëmjen e 12 majit në Fier.

Boksieri fierak kishtë përballë latino-amerikanit Luca Capuano, teksa ka fituar me knock-out teknik këtë ndeshje në fund të raundit të katërt. Boksieri Fierak Xhuljo Vrenozi i kategorise 71 kg

Kjo ishte vetëm ndeshja e 13-të e Vrenozit në karrierën e tij, megjithatë deri më tani ai ka regjistruar një bilanc pozitiv me 10 fitore ( nga këto 6 në boksin amator) një humbje dhe një skualifikim nga mjeku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë nga ana tjetër boksieri amerikano-latin Luca Capuano jeton në Itali. Deri më tani Capuano ka regjistruar 7 fitore dhe te gjitha me pike, por nga kjo sfidë përballë Vrenozit doli i mposhtur. Kjo ishte hera e parë që Vrenozi ndeshej në vendlindjen e tij ne Fier, pasi më parë kishte zhvilluar ndeshje jashtë vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo ishte ndeshja e parë që unë zhvilloja në qytetin tim pas shumë vitesh boksi që kam zhvilluar në Shqipëri. Unë këtu kam lindur, këtu jam stërvitur dhe këtu kemi pasur shumë vështirësi por që na kanë bërë më të fortë dhe kemi ardhur këtu ku jemi sot.”

Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikim të mëtejshëm për titullin botëror.

Ora News - Mposhti me knock-out teknik kundërshtarin, Vrenozi: Vështirësitë e kaluara, forcë për mua

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?