Muçi shënon super gol në Poloni, por më pas shpërthen në ofendime (VIDEO)
Ernest Muçi edhe pse nuk luajti me Kombëtaren, te Legia e Varshavës ai po kalon një formë fantastike. Legia luajti me 10 futbollistë që prej minutës së 42-të, ndërsa në shtesën e pjesës së parë e pa veten në disavantazh, çka e komplikoi edhe më shumë takimin.
Megjithatë për të vendosur baraspeshën mendoi sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, që shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 69-të dhe vulosi barazimin 1-1.
Nuk mungoi as një shfryrje me të shara në shqip nga ana e sulmuesit Muçi, në momentin e festës së golit, teksa nuk dihet se për cilat ishin ato “përshëndetje”.
Ky ishte goli i tretë i Muçit këtë sezon, me Legian që pas 6 ndeshjesh mban vendin e dytë në renditje me 14 pikë, por edhe me dy ndeshje më pak se skuadra kryesuese.
Piast Gliwice 1-[1] Legia Warszawa – Ernest Muçi 69′ (Polish Ekstraklasa)
byu/4gjdtokurwa insoccer
KOHA JONË SONDAZH

