Murinjo bëhet gazetar në Kupën e Botës, fiton 2 mln euro për 4 ditë (VIDEO)

Zhoze Murinjo ka nënshkruar një super kontratë,  falë të cilës do të përfitojë gjysmë milioni euro në ditë, ose saktësisht 2 milionë euro në vetëm 4 ditë punë. Tekniku portugez ka pranuar të bëhet opinionisti televiziv i kanalit rus RT gjatë Botërorit 2018, edhe pse më parë kishte refuzuar ofertat nga BBC dhe ITV.

Marrëveshja parashikon që ai duhet të jetë 4 ditët e para të aktivitetit në Moskë dhe të paraqitet në zyrat e këtij televizioni në disa programe të ndryshme për Botërorin ku të japë mendimet e tij rreth ndeshjeve. Ai do të jetë i punësuar edhe për natën e finales së Botërorit, por në këtë rast, nuk do të jetë nevoja që të udhëtojë drejt Rusisë, pasi lidhja direkte do të bëhet nga shtëpia e tij në Mançester.

Murinjo fitoi rreth 1,5 milionë dollarë në vitin 2014, gjatë Botërorit, kur punoi si opinionist për faqen e internetit të Yahoo, vetëm duke bërë disa parashikime të shkurtra para ndeshjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?