FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Murinjo bën gati listën e largimeve, Pogba është i pari

Zhoze Murinjo shquhet si një trajner që nuk bën shpesh herë kompromise. Aventura e Paul Pogbasë i ka ardhur fundi, pasi tekniku e ka listuar francezin te lojtarët që do të largohen këtë verë nga klubi i “Old Trafford”.

Marrëdhëniet e Murinjos me 25-vjeçarin kanë ardhur duke degraduar gjithnjë e më shumë këtë sezon, edhe pse francezi ishte blerja më e bujshme e klubit anglez që para dy vitesh pagoi shifrën e 89 milionë paundëve për kartonin e tij. Në 7 nga 11 ndeshjet e fundit të Junajid, Pogba është lënë në stol, siç ishte dhe rasti i fundit i humbjes në shtëpi ndaj Uest Brom.

Pogba është në listën e atyre që projektohen për t’u larguar këtë verë, ku përfshihen edhe emrat e Antoni Marsial, Mateo Darmian dhe Dalei Blind.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?