FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Murinjo e ka vendosur: Pogba nuk largohet nga Junajtid!

Zhoze Murinjo shuan zërat për largimin e Paul Pogba nga Mançester Junajtid. Trajneri portugez, pavarësisht përplasjeve që ka me mesfushorin francez, ka deklaruar se Pogba do të vazhdojë të jetë pjesë e “Djajve të kuq”, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

“Mund t’iu garantoj se unë nuk e dëshiroj largimin e Paul Pogba nga Mançester Junajtid. Edhe klubi dëshiron ta mbajë atë. Nuk ka pasur asnjë lëvizje në merkato për të nga ndonjë klub, apo edhe vet agjenti i tij. Për mendimin tim, ai qëndron këtu”, tha Murinjo.

Mesfushori 25-vjeçar ka luajtur 25 ndeshje në Premier League këtë sezon dhe ka shënuar 6 gola, por ai nuk është aktivizuar në disa ndeshje kyçe të “Djajve të kuq” në Champions League, e kjo shtoi zërat e merkatos rreth tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?