FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Murinjo: Nuk është e drejt të sulmohem, trashëgimia e rëndësishme

Zhoze Murinjo ka përfunduar në qendër të sulmeve mediatike nga opinion sportiv, por edhe tifozët e Mançester Junajtidpas eliminimit nga Champions League të martën në mbrëmje, nga spanjollët e Sevijas.

“Unë u them tifozëve që kanë të gjithë të drejtën të thonë opinionin t tyre dhe të reagojnë, por dua edhe t’ju kujtoj diçka që quhet trashëgimi e futbollit. Nuk mendoj se është e drejtë të sulmohem, pasi trofeu im i fundit është Çelsin, Liverpulin, etj., dhe eliminimi nga Sevija tani shikohet si dramë.

Unë jam i bindur për punën e bërë te Junajtid, ashtu siç jam i bindur se duhet të punoj edhe shumë më tepër, për të çuar ekipin në vendin që i takon. Mos harroni se mora një klub që vinte pas dështimesh nga sezoni në sezon dhe në 7 vitet e fundit kishte arritur vetëm një herë në çerekfinale. Trashëgimia në futboll është diçka e rëndësishme, për të shkuar te suksesi dhe unë nuk trashëgova një skuadër të ‘shëndetshme’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është rastësi që Bajern Mynih, Barcelona, Juventus dhe Real Madrid, janë gjithmonë në çerekfinalet e Championsit. Këto klube punojnë me një projekt afatgjatë dhe kanë arritur të krijojnë tashmë traditën e tyre të të luajturit. Unë jam në sezonin tim të dytë dhe mendoj se diçka kam ndërtuar, por e di se duhet ende kohë, për të ndërtuar një Mançester fitues, të aftë të përballet me këdo”, deklaroi Zhoze Murinjo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?