Murinjo: Nuk ka skuadër të mirë pa një brazilian!
Zhoze Murinjo nuk i ka lënë vend shumë gazetarëve për të imagjinuar se cilët mund të jenë blerjet e Junajtid gjatë merkato së verës. Strategu portugez duket se është fiksuar për të transferuar futbollistë brazilian.
“Unë mendoj që një skuadër pa një brazilian nuk është një skuadër. Por nuk duhet të harrojmë që një skuadër me 3 apo 4 brazilianë, varet nga profili i tyre, nuk mund të bëjë një skuadër të mirë. Po bëj shaka! Unë mendoj se talenti i tyre është fantastik dhe kreativiteti i futbollistëve brazilianë është i jashtëzakonshëm. Nëse në një skuadër evropiane, si shumë skuadra është një brazilian, ai sjell patjetër diçka braziliane në lojë dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme’, deklaroi Murinjo në një intervistë për ESPN.
Trajneri portugez i Junajtid është duke përgatitur terrenin për të afruar në skuadër një brazilian. Emri më i lakuar deri në këtë moment ka qenë Uillian, të cilin e kishte pjesë të skuadrës te Çelsi, por braziliani që ai preferon më shumë në këtë moment është Aleks Sandro. 27-vjeçari i Juves mendohet si përforcimi i krahut të majtë për sezonin e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

