Nadal eliminohet nga turneu i Madridit dhe bie në renditje

Eliminimi që në fazën çerekfinale të turneut “Masters” të Madridit, ndaj Dominic Thiem, i ka kushtuar shumë tenistit spanjoll Rafael Nadal, që ka humbur kreun e renditjes botërore në tenis për meshkuj.

Në krye është rikthyer Roger Federer, që edhe pse nuk luan prej më shumë se një muaji, falë sistemit të pikëzimit mund të festojë, pasi ka gati 700 pikë më shumë se Nadal në renditjen e përgjithshme, por situata mund të ndryshojë sërish të hënën e ardhshme.

Në rast se spanjolli fiton turneun Masters të Romës, ai mund të rikthehet në krye dhe të zbresë sërish Federer në vendin e dytë, pasi zvicerani nuk do të luajë në kryeqytetin italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rënditja momentale:

Swiss Digital Mobile Reklama

1 – Roger Federer, 8.670 pikë

2 – Rafael Nadal, 7.950 pikë

3 – Alexander Zverev, 6.015 pikë
4 – Grigor Dimitrov, 4.870 pikë
5 – Marin Cilic, 4.770 pikë
6 – Juan Martin del Potro, 4.540 pikë
7 – Kevin Anderson, 3.660 pikë
8 – Dominic Thiem, 3.545 pikë
9 – John Isner, 3.305 pikë
10 – David Goffin, 2.930 pikë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?