FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nainggolan: Kam kaluar periudhë të vështirë

Interi rigjeti qetësinë mbrëmjen e djeshme, pasi arriti ët fitojë me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Parmës, falë golit të Lautaro Martinezit. Radja Nainggolan qëndroi në fushë për më tepër se 80 minuta në sfidën e djeshme, duke dhuruar një performancë në nivele vërtetë të larta dhe duke merituar duartrokitjet e tifozërisë.

Vetë sulmuesi belg tregoi momentin e vështirë që kaloi në fillimet e eksperiencës së tij me fanellën zikaltër, por edhe një pakt me shoqërinë. “Nuk kam arritur asnjëherë në 100 % të formës time. Fillimisht pata probleme me dëmtimet dhe më pas shqetësime të tjera jo sportive. Megjithatë tani kemi bërë një pakt me shoqërinë, që më ka dhënë një dorë të fortë për t’u ringritur dhe dua t’ua shpërblej besimin”, deklaroi mesfushori pas takimit.

Radja Nainggolan pranoi se objektivi i Interit është të kualifikohët në edicionin e ardhshëm të Champions Leagues, por edhe të shkojë sa më larg në Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Synimi ynë madhor ëshët të mbetemi në zonën Champions dhe duhet të bëjmë shumë kujdes, pasi skuadrat poshtë nesh po punojnë mjaft mirë. Kemi kaluar një periudhë të vështirë mes zërave dhe mungesës së besimit, por tani duhet të shohim përpara dhe të impenjohemi maksimalisht si në kampionat, ashtu edhe në Champions”, tha Radja Nainggolan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?