Nantes nuk do ja dijë për tragjedinë e Sala, kërkon 17 milionë euro nga Cardiff
Nantes kërkon 17 milionë eurot e transferimti të futbollisti Emiliano Sala te skuadra e Cardiff. Edhe pse ende nuk është gjetur trupi i futbollistit të zhdukur prej disa ditësh, klubi francez sipas “BBC” ka nisur një betejë të hapur me klubi që merr pjesë në Premier League.
Shuma është 17 milionë euro, që duhet të shkonin në arkën e francezëve për 3 vite. “BBC Wales” raporton se me shumë gjasa Nantes do t’i drejtohet rrugëve ligjore nëse kjo shumë nuk arkëtohet brenda 10 ditëve, edhe pse Cardiff është shprehur se do ta respektojë marrëveshjen.
Edhe Bordeaux duhet të marrë një pjesë të pagesës për kartonin e lojtarit, që mendohet se është 50% pasi Sala ka luajtur me ata nga 2012-ta deri në 2015-ën para se të transferohej te Nantes.
KOHA JONË SONDAZH

