Napoli bën tjetër ndalesë në Seria A, Politano i shpëton nga humbja
Napoli nuk ka mundur të shkojë përtej një barazimi 2-2 ndaj Genoas në ndeshjen e javës së katërt në Seria A.
Vendasit nuk arritën të mbanin dot avantazhin e dyfishtë pas golave të Banit dhe Reteguit në minutat 40 dhe 56-të, ndërkohë që kampionët në fuqi të Napolit, shmangën humbjen falë realizimeve të Raspadorit në minutën e 76-të dhe Politanos në të 84-t.
Pas disfatës ndaj Lacios, skuadra e Rudi Garsias, regjistroi një tjetër rezultat jo shumë pozitiv, teksa në 4 javë ka arritur të sigurojë 7 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

