Napoli fiton me “poker” ndaj Parmës, Hysaj dhuron një asist (VIDEO)
Napoli fiton dhe argëtohet në duelin e javës së 25-të ndaj Parmës në transfertë, të cilën e fiton me në shifrat 0-4. Në fushën e lojës nga minuta e parë ishte edhe Hysaj, i cili dha një asist fantastik për Zielinskin në golin e parë të shënuar në minutën e 19-të.
Në minutën e 36-të, Milik shënoi golin e dytë pas një goditje dënimi të ekzekutuar mjaft mirë duke e kaluar topin poshtë murit të rivalëve. Sulmuesi polak realizoi një tjetër gol të bukur në pjesën e dytë me një goditje në hyrje të zonës, ndërkohë që Ounas i vendosi vulën ndeshjes pasi realizoi shumë pak minuta pasi hyri në fushë.
Napoli me këtë sukses blindon vendin e dytë me 56 pikë, 13 më pak se Juventusi, të cilin e sfidon javën e ardhshme në “San Paolo”. /R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

