Napoli fiton pastër ndaj Sampdorias dhe blindon kreun e Seria A (VIDEO)
Napoli rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A, duke marrë një triumf të patër 2-0 ndaj Sampdorias dhe blindon vendin e parë. Politano gaboi një penallti të dyshimtë në minutën e 6-të, por Osimhen do të realizonte në minutën e 19-të.
Skuadrës së Spalletit ja lehtëson lojën dalja me të kuq në minutën e 38t-të e Rincon te kundërshtarët, ndërkohë që Elmas do të shënonte golin e dytë me penallti pak minuta nga fundi. Napoli mban kreun e renditjes me 44 pikë, 7 më shumë se Juventusi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

