Napoli fitore me “poker” ndaj Udineses, Hysaj në fushë vetëm për 5 minuta (VIDEO)
Napoli përfiton më së miri nga ndalesa e Juventusit, për t’u afruar me 15 pikë në tabelën e renditjes. Skuadra e Ancelottit fitoi 4-2 ndaj Udineses në duelin e luajtur në “San Paolo”.
Amin Younes hapi serinë e golave në mnutën e 17-të, ndërkohë që 9 minuta më pas Callejon shënoi dhe golin e dytë. Udinese nuk dorëzohet dhe gjen fillimisht golin e parë me Lasagnën në minutën e 40-të, ndërkohë që 6 minuta më pas Fofana realizoi dhe golin e barazimit.
Napoli futet me ritëm të frikshëm në pjesën e dytë duke gjetur sërish golin e avantazhit me Milik, ndërkohë që Mertens më vonë vulosi fitoren për të kaltrit që shkëputen nga Milani me 9 pikë. Hysaj e nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua vetëm për 4 minuta nga trajneri Ancelotti. /Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

