Napoli fitore me vuajte ndaj Spalit, i falet Alan për të rimarr kreun (VIDEO)

Napoli nuk ka ndërmend që të ndalet këtë sezon në Seria A. Skuadra e Mauricio Sarrit i është kundërpërgjigjur Juventusit, duke fituar 1-0 ndaj Spalit.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi lan në pjesën e parë pas një aksioni model, në të cilin braziliani kombinoi me Mertens në hyrje të zonës, dhe më pas u gjend përballë portierit Meret. Në pjesën e dytë Napoli shënoi dhe golin e dytë me Hamshik, por goli u anulua, për shkak se sllovaku ishte në pozicion të parregullt.

Napoli merr në këtë mënyrë fitoren e 9-të radhazi, duke u ngjitur në vendine  parë me 66 pikë, 1 më shumë se Juventusi. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?