Napoli hidhet në merkato, bën gati ofertën për dy yje të njohur
Napoli kërkon që t’i kundërpërgjigjet Juventusit pas afrimit të Ronaldos, teksa ëndërron një goditje të madhe në merkato. Sipas Daily Star, Bardhekaltrit në ditët në vazhdim pritet të bëjnë ofertë në vlerë 45 milionë euro për Karim Benzema.
Me ardhjen e Carlo Ancelottit klubi i Napolit është një nga më të përmendurit në tregun e transferimeve. Presidenti Aurelio De Laurentiis ka shprehur gatishmëri të plotësojë dëshirat e teknikut italian, në mënyrë që napolitanët të jenë sa më konkurrues në sezonin e ri.
Në sezonin e fundit me Los Blancos ylli 30-vjeçar ka shënuar 12 gola në 47 paraqitje në të gjitha garat. Ndërkohë një tjetër synim i Napolit është edhe Angel Di Maria, por duket e vështirë që skuadra e Ancelottit t’i plotësojë dëshirën për një pagë të lartë.
KOHA JONË SONDAZH

