Napoli ndalet nga Fiorentina, i jep shansin Juves për t’u arratisur (VIDEO)
Napoli nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e javës së 23-të ndaj Fiorentinës. Në pjesën e parë, vjollcët ishin dominues në lojë duke qenë disa herë të rrezikshëm, por Meret ndali për mrekulli Veretu. Në krahun tjetër Mertens kishte dy shanse të arta përballë portierit Lafont, por në asnjërën prej tyre nuk mundi që të shënonte.
Në pjesën e dytë Zielinski ishte shumë pranë golit të avantazhit, por portieri francez e ndali. Napoli është më i qartë në fushë, teksa fabian Ruiz shpërdoroi një mundësi për shënim në minutën e 71-të.
Në minutat e fundit Milik ishte protagonist duke humbur shansin për t’u bërë hero. Napoli me këtë barazimi shkon në -8 nga Juventusi, që sfidon nesër Sassuolon. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

