Napoli nuk ndalet, dyshja Kvaratskhelia-Osimhen vulosin fitoren
Sporti E Diel, 5 Shkurt 2023 14:48
Napoli nuk po di të ndalet. I udhëhequr edhe një herë tjetër nga dyshja Kvaratskhelia-Osimhen, ekipi i drejtuar nga Spalleti ka mposhtur në transfertë Spezian, me rezultatin 3-0.
Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Ishte gjeorgjiani ai që zhbllokoi rezultatin, duke shndërruar në gol një 11-metërsh, në minutën e 47.
Fitoren e vulosi sulmuesi nigerian, i cili shënoi dygolësh në minutat 68 dhe 73.
KOHA JONË SONDAZH

