FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli përgatit revolucionin në verë, ja kush pritet të vijnë dhe largohen

Napoli është ende në garë matematikisht për titullin, por humbja 3-0 ndaj Fiorentinës ka shuar disi shpresat. Presidenti Aurelio De Laurentis po përgatit një revolucion te skuadra e Napolit, nisur nga ndërrimi i trajnerit e drejtorit sportiv, tek shitja e yjeve dhe afrimi i lojtarëve të tjerë me cilësi.

Kulibali, Zhorzhinjo dhe Mertens janë në krye të listës për t’u larguar. Për qendërmbrojtësin ka interes nga Çelsit dhe pikërisht te blutë e Londrës napolitanët duan të marrin edhe zëvendësuesin e tij. De Laurentis synon të sjellë në Serinë A qendërmbrojtësin brazilian David Luiz, që po gjen pak hapësira në Angli, por problem për momentin mbetet paga e lartë e tij, rreth 7 milionë euro në sezon.

Gjithashtu, për Mertens nuk pritet të kërkohet zëvendësues, pasi do t’i besohet polakut Milik dhe Roberto Ingleses, që do të kthehet nga huazimi te Kievo. Napolitanët janë në kërkim tashmë për të gjetur sulmues krahu, pasi edhe këtë sezon kuptuan se Insinje dhe Kajehon nuk mund të mbajnë peshën e gjithë sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pari që pritet t’i bashkohet Napolit, është anësori gjerman i Ajaksit, Amin Younes, ndërsa do të tentohet edhe njëherë blerja e Simone Verdit të Bolonjës, me të cilin nuk u gjend marrëveshja në janar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?