Napoli zyrtarizon rivalin e Hysajt në sezonin e ri

Napoli ka zyrtarizuar goditjen e tretë në merkato e verës. Carlo Ancelotti do të ketë në dispozicion mbrojtësin e djathtë, pasi klubi i Napoli ka arritur marrëveshjen me Lille dhe për 12 milionë euro Kevin Malcuit do të vazhdojë karrierën në “San Paolo”.

27-vjeçari, është rritur te klubi i Monaco dhe ka luajtur gjithashtu me St.Ettiene në Ligue 1, përpara se verën e kaluar të transferohej te Lille, ku edhe spikati.

Malcuit do të jetë rivali i Elseid Hysaj për rolin e mbrojtësit të djathtë në sezonin e ri, por nuk përjashtohet as një largim i mundshëm i Hysajt te Chelsea i Sarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?