Napoli gjen zëvendësuesin e Hysajt, shkodrani drejt largimit në verë

Elseid Hysaj është duke kaluar javët e fundit me Napolin sipas mediave italiane. Mbrojtësi shqiptar do të shitet në fund të sezonit shkruan “La Gazzetta dello Sport” ditën e sotme. Shqiptari nuk ka bindur trajnerin Carlo Ancelottin me cilësitë e tij dhe ky i fundit kërkon një zëvendësues.

Emri që pritet të shkojë në Napoli sezonin tjetër është ai i Manuel Lazzarit. Mbrojtësi i SPAL-it është paraqitur mjaft mirë këtë edicion futbollistik dhe ka fituar vëmendjen e napolitanëve. 25-vjeçari vlen rreth 20 milionë euro, teksa Napoli shpreson që të mbërrijë një ofertë e mirë në drejtim të shkodranit.

Presidenti Aurelio De Laurentiis është dakord me këtë lëvizje, pasi është lodhur me kërkesat e Hysajt për rinovim dhe shifrat e larta që kërkon agjenti i tij Giufredi. Napoli pritet të largojë dhe mbrojtësin tjetër Malcuit, përveç Hysajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?