FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndalesa e Barcelonës, mediat spanjolle: Gara në La Liga u rihap

Barcelona i dha fund serisë pozitive në La Liga, ndërsa me barazimin 2-2 në “Camp Nou” kundër Valencias, duket se ka rihapur garën për titullin kampion në Spanjë. Të sigurta për këtë janë mediat iberike, që mëngjesin pas ndalesës së skuadrës katalunjase, parashikojnë skenarë të rinj për pjesën e mbetur të sezonit.

Aktualisht diferenca mes Barcelonës dhe ndjekësit më të afërt të Atletikos është gjashtë pikë, por kjo distancë do të përgjysmohej, nëse skuadra e drejtuar nga Diego Simeone fiton në transfertën e Betis, ashtu siç janë të gjitha parashikimet. Po ashtu, edhe Reali i Madridit ka marrë një “asist” dhe nëse kalon Alavesh në ndeshjen e orën 20:45, atëherë do të afrohej me tetë pikë nga rivalët e përjetshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?