Nderim Nexhipi: Partizani, gati të thyejë tabunë në Korçë
Nëse tre ekipet pretendente për titull mendojnë sot për Kupën e Shqipërisë, Partizani ka luksin të pushojë dhe të mendojë për ndeshjen e ardhshme të kampionatit, si një prej katër ekipeve pretendente për titullin kampion. Kapiteni Nderim Nexhipi beson se formacioni i trajnerit Shpëtim Duro këtë radhë do ta thyejë këtë tabu, për të hedhur një tjetër hap të madh drejt titullin kampion. Java e 30-të e Kategorisë Superiore rezervon për Partizanin një transfertë shumë të vështirë me Skënderbeun në Korçë, në një fushë ku të kuqtë kanë pësuar dy humbje me të njëjtin rezultat 3-0 në dy sezonet e fundit. Kapiteni Nderim Nexhipi beson se formacioni i Shpëtim Duros këtë radhë do ta thyejë këtë tabu, për të hedhur një tjetër hap të madh drejt titullin kampion. – “Shpresojmë ta thyejmë tabunë në Korçë, ku nuk kemi arritur asnjë rezultat pozitiv në dy sezonet e fundit. Për ne çdo ndeshje është si finale, ndaj do të shkojmë në këtë transfertë për të marrë rezultat pozitiv.” Fakti që Skënderbeu është i impenjuar në gjysmëfinale të Kupës këtë mesjavë për 30-vjeçarin mund të jetë një faktor plus për të kuqtë, që do të kenë më shumë kohë për ta përgatitur këtë sfidë direkte. – “Mund të duket një avantazh i vogël për ne, por mendoj se Skënderbeu ka një organikë të pasur për të përballuar edhe kalendarin e ngjeshur”. Nexhipi shpreson që Laçi t’u bëjë një tjetër “dhuratë” skuadrave pretendente për titull, duke ndalur në fundjavë Kukësin në “Zeqir Ymeri”. – “Laçi është skuadër shumë cilësore dhe ka grumbulluar më shumë pikë se cilado skuadër në javët e fundit. Shpresojmë që laçianët të marrin rezultat pozitiv në Kukësi dhe të përfitojmë ne,” – përfundon Nexhipi.
KOHA JONË SONDAZH

