Ndeshja Duisburg-Këln shtyhet për një arsye shumë “gjermane”

Në Gjermani janë mësuar me gjithçka në perfeksion, edhe kur bëhet fjala për futboll. Këtë pasdite ishte planifikuar ndeshja e Zëeite Liga (seria e dytë e futbollit gjerman) mes Duisburg dhe Këln, një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, me Duisburgun, që po lufton për të mbijetuar, ndërkohë që në krahun tjetër rivalët e tyre synojnë që të ngjiten në elitën e futbollit gjerman.

Ndeshja në fakt nuk u zhvillua, pasi Federata Gjermane e Futbollit njoftoi shtyrjen e saj. Arsyeja? Gjendja e dobët e fushës së stadiumit “Schauinsland-Reisen-Arena” që i përket klubit të Duisburgut. Vendimi u mor pas një inspektimi të fushës para ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotot në fakt tregojnë se gjendja nuk ishte aq e keqe, pasi në kushte të tilla në Shqipëri do të shtyheshin të gjitha ndeshjet. Arsyeja e kësaj gjendje ishte zhvillimi i një ndeshje të ekipit të Uerdingen, ditën e premte. Në Gjermani nëse fusha nuk është në gjendje të përsosur, nuk luhet. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?