FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndeshja Shqipëri-Turqi, ja çfarë nuk lejohet në “Loro Boriçi”

Këtë të premte Shqipëria nis rrugëtimin e saj drejt kampionatin Europian 2020. Pengesa e parë mban emrin e Turqisë. Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës pritet një ndeshje mjaft e bukur, mes dy ekipeve pretendente.

Edhe interesi i tifozëve në të dy kampet është i madh. Miqtë pritet të jenë të shumtë në stadium për të përkrahur kombëtaren e tyre, pasi një numër i madh i tyre jeton edhe në Shqipëri. Për të shmangur radhët e gjata kompania e sigurisë kërkon nga tifozët që të pajisen sa më shpejt me biletë dhe të paraqiten më herët ditën e ndeshjes.

Gjithashtu, kompania ka publikuar edhe listën e sendeve që nuk do të lejohen në stadiumin “Loro Boriçi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sendet që nuk lejohen:

Swiss Digital Mobile Reklama

Banderola të pa miratuara nga Federata.
Sende të forta dhe shishet e qelqit.
Materiale piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj.
Çadra dhe çakmakë.
Lazër.
Vuvuzela, bori apo bilbila.
Kamera të ndryshme dore apo aparate që mund të filmojnë ndeshjen.
Shkopinjtë e drurit apo hekurit për flamujt.

Dyert e stadiumit do të hapen në orën 18:00, ndërsa ndeshja fillon prej orës 20:45.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?