Ndizet superfida e javës së 31-të, Partizani e quan “Hamzai” Skënderbeun
Java e 31-të e sezonit në Kategorinë Superiore do të mbyllet të hënën në orën 19:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, me kryendeshjen Partizani-Skënderbeu.
Sfida pritet të jetë mjaft e ndezur, kjo edhe për shkak të rivalitetit mes dy ekipeve, në sezonet e fundit, ku si Partizani, ashtu edhe Skënderbeu kanë rivalizuar për objektiva të njëjtë.
Së fundi, klubi i kuq ka ironizuar, duke zëvendësuar emrin Skënderbeu, me atë Hamzai, në lajmërimin e ndeshjes, në faqen zyrtare në facebook, referuar nipit të heroit kombëtar, që tradhtoi luftën dhe kombin, për ambicie personale.
“Partizani-Hamzai, të hënën më 23 Prill, ora 19:00. Asnjë të mos mungojë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të Partizanit.

KOHA JONË SONDAZH

