FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndodh në Etiopi, gjyqtari akordon gol dhe më pas rrihet barbarisht (VIDEO)

Gjatë një ndeshjeje të kampionat etiopian të futbollit mes skuadrave Defence Force dhe Welwalo Adigrat University, arbitri i ndeshjes u dhunua barbarisht për shkak të një vendimi të dyshimtë. Teksa rezultati ishte 1-1, kryesori vendosi që topi i pritur nga portieri i Welwalo Adigrat e kishte kaluar vijën fatale, duke akorduar gol për Defence, që kaloi në epërsi 2-1.

Mirëpo futbollistët dhe stafi i Welwalo Adigrat nuk ishin dakord dhe nisën ta kundërshtonin në fushë deri në atë pikë sa gjyqtari nisi të vraponte nga frika. Pavarësisht tentativës për t’iu shmangur dhunës, gjyqtari u arrit nga futbollistët, ndërsa një prej trajnerëve e goditi me grusht në fytyrë. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të shmangur dhunimin e mëtejshëm të arbitrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?