Ndodh në Francë, xhirohet film me pullë të kuqe gjatë një ndeshje
Episode skandaloze kanë ndodhur së fundmi në Francë. Klubi francez i Nices ka bërë denoncim për shfaqjen e pamjeve pornografike të regjistruara në tualetet e stadiumit “Allianz Riviera” gjatë ndeshjes së Ligue 1, Nice-Lille.
Një aktore e filmave për të rritur duket se ka pranuar sfidën e xhirimit të një skene brenda “Allianz Riviera” ndërkohë që luhej ndeshja e elitës së futbollit francez.
“RMC Sport” raporton se “Nice Eco Stadium”, kompania që menaxhon stadium “Allianz Riviera”, ka paraqitur gjithashtu një ankesë për “lidhjen e imazhit të stadiumit me aktivitet pornografike”.
Disa mesazhe në rrjetet sociale nga tifozët e Nices e alarmuan klubin për aktivitetin pornografik që po regjistrohej në ambientet e tij.
KOHA JONË SONDAZH

