Ndoj shkëlqen në Itali, shënon gol dhe fiton penallti (VIDEO)

Emanuele Ndoj vazhdon të shkëlqejë në Seria A. Mesfushori i kombëtares shqiptare, që luan për Brescian, ka gjetur rrjetën pasditen e sotme në takimin kundër Carpit në Serinë B. Fillimisht ai do të fitonte një penallti në minutën e 18-të, i cili do të kthehej në gol nga Donnarumma, ndërkohë që në golin e dytë të Brescias ky i fundit i ktheu nderin duke i dhënë asist.

Ndoj shënoi në minutën e 37-të të takimit, pasi mori një top në hyrje të zonës, duke goditur menjëherë me të majtën. Goli i Ndojit riktheu Brescian tek avantazhi, pasi Rolando kishte barazuar në minutën e 22-të për Carpin.

Me shifrat 2-1 në favor të Brescia do të mbyllej pjesa e parë e takimit, të vlefshëm për javën e 23-të Serisë B. Skuadra e Ndojt është duke kryesuar njëkohësisht edhe kampionatin, duke hedhur hapa të rëndësishëm për ngjitjen në Serinë A.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?