“Ndonjëherë nuk e duroj dot Salah për këtë gjë”

Mbrojtësi i Liverpulit, Aleksandër Arnold është shprehur se ka raste që nuk e duron dot Mohamed Salah pasi ai është një makth për kundërshtarët edhe në stërvitje. Sulmuesi egjiptian po kalon sezonin e jetës në vitin e tij të parë në “Anfield Road”, duke shënuar 43 gola në 47 ndeshje që kur iu bashkua Romas verën e kaluar.

Por Aleksander-Arnold, i cili luajti 90 minuta ndaj Romës, ka pranuar se ndihet i lehtësuar që nuk ndeshet me Salah në ndeshje kompetitive.

“Gjatë javës është një makth i vërtetë kur je kundër tij. Gjatë javës, ka momente që nuk e duroj dot pasi ato gjëra që bën në fushë m’i bën mua. Ato gjëra bën ai, ditë për ditë. Jemi shumë të lumtur që e kemi në skuadër dhe jo kundërshtar”, është shprehur mbrojtësi Arnold.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?